Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Edhe Majko kundër Ramës: “Open Balkan”, vetëm ca takime dhe asgjë më shumë

Lapsi.al 25 March 2022
Edhe Majko kundër Ramës: “Open Balkan”, vetëm ca

Ish-kryeministri dhe ish-deputeti socialiste Pandeli Majko e shikon projektin “Open Balkan” si një iniciativë që ka prodhuar vetëm takime. Në një intervistë për Euronews, Majko tha se nuk sheh asgjë tjetër nga nisma.

“Shqipëria dhe Kosova nuk duhet t’i lejojnë vetes që t’i ofrojnë statusin e viktimës palës tjetër, kur them palës tjetër, e kam fjalën për Beogradin. Të jem i sinqertë ‘Open Balkan’ thjesht një iniciativë 3-palëshe që nuk ka prodhuar asgjë përveç disa takimeve,” - tha Majko.

Majko ka folur edhe për zhvillimet në kampin opozitar ku theksoi se nuk ka shpresa që Partia Demokratike të bëhet siç ka qenë dikur, por që është e nevojshme të ringrihet sepse duhet frymë opozitare në vend.

“Nuk kam ndonjë shpresë të madhe që PD do të jetë siç ka qenë, por të paktën të ndërtohet marrëdhënia politike, unë shikoj që në Parlament degradimi dallohet nga cilido besoj.

Mendoj që është dramë politike që të japë dorëheqjen kryetari i opozitës pas 9 vitesh. Në këtë kontekst përgjegjësia e atij që qeveris dyfishohet, nuk besoj që është koha të themi se mbase PS-ja ka nevojë për katarsis.

Jemi në pozitën, si të themi, i ka mbetur pushteti në dorë dhe duhet të shmangë me një koefiçent të caktuar, të marrë përsipër që të bëjë edhe opozitën sepse është një fenomen i munguar, kolegët e mi në opozitë e kanë mendjen të merren me njëri-tjetrin,”- tha Majko ndër të tjera. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI