Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Topalli: E vërteta e kandidimit tim si Presidente e Republikës

Lapsi.al 25 March 2022
Topalli: E vërteta e kandidimit tim si Presidente e Republikës

Jozefina Topalli, ish-nënkryetare e Partisë Demokratike dhe ish-kryetare e Kuvendit shpjegoi në një intervistë në A2 CNN pse nuk kandidon për kryetare të PD-së, tani që Lulzim Basha dha dorëheqjen.

“Zhvillimet kanë treguar se kjo është një parti që i ka sytë nga Sali Berisha. Çfarë kuptimi ka të garosh në një forcë politike që i ka dhënë besimin Berishës dhe ai ka thënë që do të kandidojë. Berisha ka dëshmuar për të disatën herë që është autoritet i padiskutueshëm në të djathtën shqiptare. Ai nuk është Lulzim Basha që të ketë frikë nga njerëzit që i rrinë afër, se mos i bëjnë hije” – tha Topalli.

Më tej, “thumboi” Bashën.

“Unë nuk e kam menduar veten ndonjëherë kryetare. Në politikë nuk mund të jesh pa shtyllë kurrizore sepse njerëzit të dëgjojnë. Njeriu gabon në politikë, por që të mbash qëndrime nga një ekstrem në ekstremin tjetër, për shkak të karrierës tënde, unë refuzoj. Prandaj nuk jam bërë kryetare” – tha Topalli.

Ajo mohoi çdo mundësi edhe për të kandiduar për postin e Presidentit të Republikës.

“Ka vite që media flet për këtë. Madje më kanë thënë që jam e shitur te Edi Rama sepse do të bëhem Presidente. Nuk e kam menduar kurrë. Unë jam e bindur se politikani nuk ngjit në kujtesën e njerëzve nga posti” – tha Topalli.

Kur u pyet nëse do të jetë e lehtë për PD-në që të drejtohet nga një person i shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës,Topalli tha: “Shqiptarët, me votimet e fundit, treguan se besimin nuk e lidhin me vendime të marra jashtë Shqipërisë. Eksperienca politike më ka bërë që ta shoh Sali Berishën në të njëjtin pozicion edhe në vitin 1997 dhe është bërë bashkëpunëtori më i besueshëm i SHBA-së, derisa arriti që të fuste Shqipërinë në NATO dhe të liberalizonte vizat”.

Sipas saj, aktualisht “Sali Berisha e ka marrë Partinë Demokratike”.

“Mirë apo keq, kjo parti është e Sali Berishës. Unë nuk do të doja që partia të ishte vetëm e një personi, por ky është realiteti. Unë e kam pasur të qartë gjithmonë, vetëm se të tjerët nuk e kishin të qartë”, - u shpreh Topalli. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI