Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Nafta shkon me 245 lekë/l, të martën rikthehen protestat në shesh

Lapsi.al 25 March 2022
Nafta shkon me 245 lekë/l, të martën rikthehen protestat në

Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të naftës, që do jene në fuqi nga dita e shtunë, 26 mars.

Çmimet kanë shënuar një tjetër rritje, e treta herë brenda pak ditësh.

Sipas burimeve nga tregu të Revista Monitor, çmimi i ri i naftës me pakicë shkon 245 lekë për litër, nga 233 lekë që ishte më parë.

Për benzinën, çmimi pakicës është 218 lekë për litër, njësoj me vendimin e fundit, pasi benzina është më e lirë në bursa.

Pas publikimit të këtij lajmi, ka reaguar Shoqëria Civile që ka njoftuar sërish protesta

Aktivisti, Adriatik Lapaj thotë se protesta do të zhvillohet të martën në orën 17:00 në shesh.

“Ishte me 203 lekë, sapo shkoi me 245 lekë. Pritet të shkojë mbi 250 lekë për litër. Te sheshi sërish!” - shkruan Lapaj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI