Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Tiranë, një person me biçikletë hedh një shishe me benzinë poshtë një mjeti

Lapsi.al 25 March 2022
Tiranë, një person me biçikletë hedh një shishe me

Një person ka tentuar t’i vendosë flakën një automjeti pasditen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Bashkisë së Tiranës, ku një person, ende i paidentifikuar i cili lëvizte me biçikletë, ka hedhur një shishe me lëndë djegëse poshtë një makine. Lënda djegëse ka marrë flakë, por falë ndërhyrjes, zjarrëfikësit kanë arritur ta shuajnë. Sipas policisë, makina është në pronësi të shtetasit me iniciale T.T.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.03.2022, në afërsi të Bashkisë Tiranë, një shtetas akoma i paidentifikuar që po lëvizte me biçikletë, ka hedhur një shishe, dyshohet me lëndë djegëse, poshtë mjetit të parkuar në pronësi të shtetasit T. T.

Zjarri është fikur pa shkaktuar dëme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

61 raste të reja me Covid, 1 jetë e humbur

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësi...

18:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI