Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Berisha: Do të kandidoj për kryetar të PD, anëtarësia ka në dorë fatin tim

Lapsi.al 25 March 2022
Berisha: Do të kandidoj për kryetar të PD, anëtarësia

Sali Berisha konfirmoi sot se do të kandidojë për postin e kryetarit të Partisë Demokratike.

“Do të jem në garë të hapur dhe ftoj këdo që do të garojë të kandidojnë. I ftojnë ata që kanë ndërmend të krijojnë ekipin. Ju garantoj që do të jetë gara më e hapur që ka ndodhur ndonjëherë. Nuk vendos më Sali Berisha për veten e tij, vendosi 6 marsi, vendosi një lëvizje unike në llojin e saj ku anëtarësia merr në dorë fatin e partisë. Anëtarësia në dorë dhe fatin tim”, tha Berisha gjatë konferencës për shtyp nga selia e PD.

Ai u rikthye në selinë e demokratëve pas vendimit të gjykatës për të njohur ndryshimet statutore të Kuvendit të 11 Dhjetorit.  ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI