Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Incidenti në PD/ Klithma histerie kur Alibeaj ishte në konferencë me gazetarët (VIDEO)

Lapsi.al 25 March 2022
Incidenti në PD/ Klithma histerie kur Alibeaj ishte në konferencë

Ndërsa Enkelejd Alibeaj doli në një konferencë nga selia blu, nga e njëjta sallë vetëm pak minuta pasi mbaroi Sali Berisha, një ngjarje e çuditshme ndodhi.

Teksa Alibeaj po përsëriste fabulën e ngritur prej tij se vendimi i Gjykatës së Tiranës për njohjen e Kuvendit të 11 dhjetorit të Berishës nuk ishte i formës së prerë, një zë gruaje me tone histerike interferoi në fjalën e tij. Me britma dhe ulërima të jashtëzakonshme, gruaja që duket në fund të videos më poshtë detyroi Alibeajn për pak çaste të ndryshojë kursin e qëndrimit të tij.

Ndërkohë, jashtë sallës, ishte Gazment Bardhi ai që përpiqej të qetësonte zonjën në fjalë, identiteti i së cilës nuk dihet ende. Çka ra në sy ishte se gruaja ndërsa bërtiste, mbante në dorë një kartë me logon e Partisë Demokratike. ©LAPSI.AL 

Lexo më tej: Pas dyerve të mbyllura/ Çfarë ndodhi në takimin e Berishës me Bardhin e Alibeajn 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI