Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Vrasja e dy vëllezërve në Vlorë, ekstradohet nga Italia 47-vjeçari i shpallur në kërkim

Lapsi.al 26 March 2022
Vrasja e dy vëllezërve në Vlorë, ekstradohet nga Italia

Një 47-vjeçar i identifikuar me inicialet G.S., banues në Vlorë është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve. Nga Zyra Qëndrore e Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me homologët italianë, u bë ekstradimi i tij.

47-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të vendimit penal të datës 09.02.2021, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit luftarak”.

Në vitin 1998, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, shtetasi G. S., dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri vëllezërit B. H. dhe E. H., të cilët për pasojë kanë humbur jetën.

Pas ekstradimit në Shqipëri, Specialistët e Hetimit të Krimit në DVP Vlorë bënë ekzekutimin e urdhrit të prokurorit, në zbatim të vendimit penal për masën e sigurisë, dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, më datën 09.02.2021.

Të këshilluara

Moti, temperaturat deri në 20 gradë celcius

Gjatë ditës së sotme, moti do të jetë i qëndrueshëm paradite, ndërsa pasdite do të ketë vranësira në veri të Shqipërisë. Sipas Meteoalb, temperaturat e ajri...

08:19

Bordi cakton çmimin e ri të naftës

NJOFTIMI I PLOTE Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 25 mars 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vend...

09:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI