Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Berisha: Me mua në krye PD fiton. Nëse humbas zgjedhjet largohem

Lapsi.al 27 March 2022
Berisha: Me mua në krye PD fiton. Nëse humbas zgjedhjet largohem

Sali Berisha ka konfirmuar sot nga Tepelena se do të garojë në zgjedhjet për kreun e PD-së, duke shprehur bindjen se me të në krye kjo forcë politike do ti fitojë zgjedhjet.

Duke iu përgjigjur interesimit të demokratëve të asaj dege nëse problemet me SHBA-në e pamundësojnë fitoren përballë Edi Ramës, Berisha tha se në të njëjtën pozitë ishte edhe në vitin 1998, por shtatë vjet më vonë erdhi sërish në pushtet.

“Pse u godit Sali Berisha? Vetëm që PD-ja të bëhej shtojcë e PS-së. Por ne shtojcë nuk bëhemi. Ju më pyesni: a fiton PD-ja me Sali Berishën në krye? Unë them fiton. Në 1998 kam pasur botën kundër dhe kemi fituar. Fituam sepse besuam te e drejta. Unë për një kauzë të drejtë luftoj deri në fund. Unë jam i bindur se do fitojmë”, tha Berisha.

Ai u shpreh gjithashtu se nëse PD-ja nën drejtimin e tij do të humbasë zgjedhjet e ardhshme lokale, do të dalë sërish në bazë për të kërkuar votëbesimin e anëtarësisë dhe do të largohet nga drejtimi i partisë nëse humbjet zgjedhjet e përgjithshme.

“Kushdo që të vijë të garojë me mua është i mirëpritur. Nëse nuk fitoj, e respektoj. Nëse në zgjedhjet lokale humbas, do vij të votohem te ju. Po humba zgjedhjet e përgjithshme, largohem dhe jap dorëheqjen”, tha më tej Berisha.

Berisha tha se Rama pengoi procesin e integrimit gjatë qeverisjes së tij, ndërsa sot nuk ka asnjë fakt e provë se u pengua nga demokratët.

“Në vitin ‘97 kur dorëzuam pushtetin në 97, Shqipëria ishte i vetmi vend në rajon në librin e bardhë të Komisionit Europian që ishte përzgjedhur për t’u konsideruar për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave. Bënë fillimisht një gjë, e inkuadruan me republikat e ish-Jugosllavisë, shkova në Komision, u thashë se kjo është anti-historike prandaj mos e bëni këtë, e hoqën, e kuptuan që ishte gabim dhe e keni librin e bardhë të botuar prej tyre. Në vitin 2009-2013 PD eci e vendosur, pandalshëm në procesin e integrimit. U anëtarësua në NATO, u vendos stabilizim-asociimi, u liberalizuan vizat dhe u mor rekomandimi i KE, por që u bllokua nga Edi Rama me këshilltarët e Fierit. Ka 9 vite që Shqipëria rri në vend numëro. Por përsëri, dorëzimi i pushtetit nga unë ishte detyrë më kryesore, nuk mund të mendoja unë të mos dorëzoja pushtetin kur të humbisja zgjedhjet. Humba zgjedhjet, dorëzova pushtetin, u largova nga drejtimi i PD-së. Ai që është sot në pushtet nuk mund të tregojë një fakt apo një të dhënë të vetme se u pengua nga demokratët apo nga Sali Berisha në procesin e integrimit. Ai zgjodhi rrugën e krimit, zgjodhi rrugën e korrupsionit, zgjodhi rrugën që e la Shqipërinë faktikisht, jashtë BE-së. Dalim tek Konica, atë që i kanë bërë shqiptarët Shqipërisë, nuk ia kanë bërë të tjerët”, tha ai.

Të këshilluara

Tiranë, digjet një makinë e parkuar

Një makinë është djegur plotësisht në Tiranë, mëngjesin e kësaj të shtune. Polocia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në në rrugën “Shefqet Kuka”, është djegu...

14:17

Moti, temperaturat deri në 20 gradë celcius

Gjatë ditës së sotme, moti do të jetë i qëndrueshëm paradite, ndërsa pasdite do të ketë vranësira në veri të Shqipërisë. Sipas Meteoalb, temperaturat e ajri...

08:19

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI