Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Plani i Putin/ Synimi për ta ndarë Ukrainën si Koreja

Lapsi.al 27 March 2022
Plani i Putin/ Synimi për ta ndarë Ukrainën si Koreja

Vladimir Putin po kërkon të ndajë Ukrainën në dysh, duke përsëritur ndarjen e pasluftës midis Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut. Deklaratën e ka bërë shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës që paralajmëron mundësinë e një konflikti të ngrirë, të gjatë dhe të ashpër. Gjenerali Kyrylo Budanov, i cili e parashikoi pushtimin rus që në nëntor thotë tani se e ardhmja mund të jetë një luftë guerile e përgjakshme. Budanov thotë se beson që Putin ka rimenduar planin e tij për pushtimin e plotë pas dështimit për të marrë me shpejtësi kryeqytetin e Ukrainës, Kiev dhe për të rrëzuar qeverinë e Volodymyr Zelenskiy.

“Është një përpjekje për të krijuar Korenë e Veriut dhe të Jugut në Ukrainë”, - tha ai për strategjinë e re të Kremlinit. Zyrtarët në Kiev thanë se prisnin që trupat që sulmonin kryeqytetin, Kiev dhe atë të Kharkivit duke lëvizur më pas në lindje.

Megjithatë zyrtarët perëndimorë janë të vendosur të pengojnë Putinin të vendosë një ndarje në Ukrainë. Koreja u nda në 1953 dhe mbetet ende e tillë. Pak para fillimit të luftës në Ukrainë, presidenti rus njohu dy republikat lindore të vetëshpallura, Luhansk dhe Donetsk, për të cilat Kievi ka qenë në konflikt me forcat pro-ruse që nga viti 2014.

Putin filloi të ashtuquajturin "operacion special ushtarak" më 24 shkurt, duke pretenduar se ai po vepronte në mbrojtje të popullit rusisht-folës në rajonin lindor të Donbasit.

“Putini tashmë po ndryshon drejtimet kryesore operacionale – drejt jugut dhe lindjes. Ka arsye për të besuar se ai po shqyrton një “skenar korean”. Kjo do të thotë, duke u përpjekur të vendosë një vijë ndarëse midis rajoneve të papushtuara dhe të pushtuara të vendit. Në fakt, është një përpjekje për të krijuar Korenë e Veriut dhe të Jugut në Ukrainë. Në fund të fundit, ai përfundimisht nuk është në gjendje të gëlltisë të gjithë vendin” – tha Budanov. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI