Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Çfarë po përgatit Basha/ Merr një zyrë të re pranë selisë së PD-së

Lapsi.al 27 March 2022
Çfarë po përgatit Basha/ Merr një zyrë të re

Hera e fundit që Lulzim Basha u pa në publik pas dorëheqjes së tij ishte një ditë pas deklarimit të vendimit kur shkoi sërish në selinë e PD-së.

Por pas vendimit të gjykatës së Tiranës që njohu Kuvendin e organizuar nga Komisioni i Rithemelimit, Basha u zhduk nga ngjarjet zyrtare të politikës, përveç disa fotove që qarkulluan në darka dhe takime me të rinj në fshatrat e Tiranës.

Mediat raportojnë se pas largimit nga detyra e kryetarit të PD-së, Basha ka marrë një zyrë të re në katin e 10-të të qendrës “Torre Drin”, në qendër të Tiranës, shumë pranë selisë së Partisë Demokratike.

Sipas të njëjtave burime Basha e ka boshatisur të shtunën zyrën që mbajti për 9 vite në selinë blu. Nga zyra e re, Basha ka nisur edhe axhendën e takimeve ku ndihmohet nga një staf i ngushtë i tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI