Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Zbulohet shkresa e SPAK për Kuvendin ku kërkon t’i hapet rrugë arrestimit të Alqi Bllakos

Lapsi.al 29 March 2022
Zbulohet shkresa e SPAK për Kuvendin ku kërkon t’i hapet

SPAK i ka dërguar një shkresë Kuvendit të Shqipërisë, duke argumentuar të gjitha arsyet se përse kërkojnë arrestimin e tij.

Në shkresën drejtuar Kuvendit, siguruar nga gazetarja Klodiana Lala, shkruhet se Bllako, në kohën kur ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer veprime të kundraligjshme me dashje në ndërtimin e inceneratorit të Fierit, duke shkaktuar një dëm prej 16.288.344 lekësh.

Po ashtu vihet në dukje, se Bllako, ka favorizuar kompaninë koncensionare “Integrated Technology Waste Treatment”, kundrejt pranimit të një përfitimi të parregullt, në shumën e 14.964.900.

Shkresa e plotë e SPAK, drejtuar Kuvendit: 

Të këshilluara

Enkelejd Alibeaj bëhet i gjallë

Enkelejd Alibeaj ka kërkuar mbledhjen me urgjencë të Këshillit të Mandateve në Kuvend për kërkesën e SPAK që të autorizohet arrestimi i deputetit te PS, Alqi Bl...

14:12

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI