Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Vajza e aktorit të njohur,kundër Amber Heard: Është një person i tmerrshëm

Lapsi.al 24 April 2022
Vajza e aktorit të njohur,kundër Amber Heard: Është një

Vajza e aktorit, Alec Baldwin, Ireland  ka reaguar së fundmi ndaj gjyqit të Johnny Depp dhe Amber Heard.

Përmes rrjetit social,Instagram, Ireland shprehu publikisht mbështetjen e saj për Depp dhe shpërtheu ndaj Heard duke e quajtur të tmerrshme".

"Unë njoh gra që janë të tilla. Ato janë manipuluese dhe të ftohta dhe përdorin gjininë e tyre për të luajtur viktimë dhe për ta kthyer botën kundër burrit, sepse ne jetojmë në një shoqëri ku është mirë të thuash se burrat janë më të këqijtë.  shkroi Ireland në Instagram Story mbi postimin e dikujt tjetër në lidhje me gjyqin e aktorve.

Modelja argumentoi se "burrat gjithashtu mund të përjetojnë abuzim" dhe vazhdoi ta quante Heard një "katastrofë absolute të një qenie njerëzore".

"Amber Heard është një person i tmerrshëm dhe shpresoj që Johnny të marrë reputacionin dhe jetën e tij. Dhe shpresoj që ai të jetë si në 5 filmat e Pirates",përfundoi Baldwin.

Depp po padit Heard për 50 milionë dollarë për një artikull që ajo shkroi për The Washington Post duke pretenduar se ishte viktimë e abuzimit në familje. Heard nuk e identifikoi kurrë aktorin  drejtpërdrejt, por avokatët e aktorit të "Pirates of the Caribbean" thonë se akuzat e saj kanë ndikuar negativisht në karrierën dhe marrëdhënien e Depp me familjen e tij./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI