Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Twitter afër marrëveshjes për t'ju shitur Elon Musk

Lapsi.al 25 April 2022
Twitter afër marrëveshjes për t'ju shitur Elon Musk

Twitter thuhet se po i afrohet një marrëveshjeje për t'i shitur veten Elon Musk, sipas The New York Times dhe mediave të tjera, 11 ditë pasi CEO i Tesla dhe SpaceX tronditi industrinë duke ofruar blerjen e kompanisë në një marrëveshje që e vlerësonte atë në më shumë se 41 miliardë dollarë.

Një marrëveshje mund të finalizohet sa më shpejt që të hënën, sipas Wall Street Journal. Twitter nuk pranoi të komentojë mbi raportet.

Raportet se një marrëveshje është e afërt vijnë pasi Musk zbuloi javën e kaluar se kishte mbledhur 46.5 miliardë dollarë financim për të blerë kompaninë. Bordi i Twitter u mblodh të dielën për të vlerësuar ofertën e Musk për të blerë të gjitha aksionet e kompanisë që ai nuk zotëron aktualisht për 54.20 dollarë për copë. Burimi tha se diskutimet rreth ofertës së Musk janë bërë serioze.

Marrëveshja e mundshme e shitjes mbyll një cikël lajmesh të stuhishme që filloi më pak se një muaj më parë, kur Musk zbuloi se kishte marrë më shumë se 9% të aksioneve në kompani dhe nxiti thirrjet për ndryshime në platformën e mediave sociale.

LAPSI.AL

Të këshilluara

Sean Penn i jep fund martesës

Fituesi i “Oscar”, Sean Penn dhe aktorja austriliane Leila George kanë finalizuar divorcin. Çifti i njohur i ‘showbz’-it u lidhën fillimisht në vitin 2016 dhe ...

11:09

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI