Flash

Dua Lipa pjesë e artistëve performues në Sunny Hill

Lapsi.al 15 July 2022
Dua Lipa pjesë e artistëve performues në Sunny Hill

Dua Lipa është një këngëtare me famë botërore, shumë e dashur për publikun e huaj por edhe atë shqiptar. Ajo sapo ka bërë me dije një lajm shumë të bukur.

Dua bën me dije se edhe ajo do të performojë në festivalin Sunny Hill krah artistëve të huaj dhe atyre shqiptarë.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, ylli i “Levitating” bëri me dije se do të jetë në Prishtinë dhe shkroi: “Unë po vij në shtëpi, shihemi në gusht”.

“Sunny Hill Festival – Prishtinë, Kosovë – Unë po vij në shtëpi, shihemi në gusht”, ishte postimi i plotë i Lipës.

Në “Sunny Hill Festival” do të ngjiten në skenë artistë të njohur ndërkombëtarë si Diplo, Skepta, DJ Regard, AJ Tracey, Mahmood, J Balvin.

Nga ana tjetër, pritet që Dua të bëjë një performancë të shkëlqyer duke argëtuar kështu të gjithë fansat e saj shqiptarë.

Më herët, këngëtarja e njohur u komentua gjatë pas disa fotove që qarkulluan, ku ajo shfaqej në Portofino së bashku me drejtorin e markës “Valentino”.

Yigit Turhan dhe Dua Lipa u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin pranë pishinës së hotelit ku po qëndronte asokohe këngëtarja e njohur. Jo vetëm kaq por u fol shumë gjatë për një romancë mes tyre.

Të këshilluara

Netflix bashkohet me Microsoft

Netflix është bashkuar me Microsoft për të ofruar një plan abonimi më të lirë për klientët, që do të shfaqë reklama. Gjigandi i transmetimit thotë se shërbimi ...

14:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI