Flash

Si është gjëndja shëndetësore e Justin Bieber

Lapsi.al 19 July 2022
Si është gjëndja shëndetësore e Justin Bieber

Këngëtari i njohur, Usher ka bërë me dije së fundmi gjendjen shëndetësore të Justin Bieber, pasi ky i fundit zbuloi se ishte diagnostikuar me sindromën “Ramsay Hunt”.

Usher thekson se gjëndja e Bieber është mjaft e mirë.

“Si artist, unë mendoj se ne të gjithë do të përjetojmë disa gjëra që njerëzit mund të mos i kuptojnë domosdoshmërisht,” tha këngëtari i “Love in This Club”, 43 vjeç, për Extra të dielën.

Ish-anëtari i “Voice” shtoi: “Unë mendoj se është me të vërtetë shumë e mrekullueshme të shohësh se ai ka mbështetjen e fansave dhe familjes së tij”.

Bieber zbuloi problemin e tij shëndetësor muajin e kaluar, duke treguar paralizën e fytyrës në një video në Instagram.

“Është bërë gjithnjë e më e vështirë për të ngrënë, gjë që ka qenë jashtëzakonisht frustruese, ju lutem lutuni për mua”, shkruante më herët Bieber në Instagram.

Në video, ylli u shpjegoi fansave të tij se po vuan nga paraliza e pjesshme e fytyrës.

“Natyrisht, siç mund ta shihni me siguri nga fytyra ime, unë kam këtë sindromë të quajtur sindroma Ramsay Hunt dhe ky çrregullim ka goditur nervin në veshin tim dhe në fytyrën time,” tha ai.

“Unë nuk mund të buzëqesh në këtë anë të fytyrës sime, kjo vrimë e hundës nuk do të lëvizë…”.

Të këshilluara

Aktori zbulon planet rreth 'Bad Boys 4'

Martin Lawrence ka zbuluar së  fundmi nëse do të ketë një pjesë të katërt të Bad Boys me Will Smith. "Ne kemi të paktën një pjesë tjetër," u shpreh Lawrence ...

15:45

Britney Spears bën paqe me mamanë e saj

Britney Spears falenderoi mamanë e saj Lynne në një postim befasues, duke e përshkruar atë si 'suportuese'. Pavarësisht tensioneve të kaluara mes tyre, ndërs...

13:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI