Flash

Kate Moss flet për dëshminë në gjyqin e Johnny Depp

Lapsi.al 25 July 2022
Kate Moss flet për dëshminë në gjyqin e Johnny Depp

Kate Moss ka bërë së fundmi një reagim lidhur me dëshminë e saj që dha në gjyqin e Johnny Depp kundër Amber Heard. Ajo ka thënë së fundmi se “duhej ta thoshte të vërtetën”.

Kujtojmë që Moss dha dëshminë e saj, duke rrëzuar kështu edhe një pretendim të Heard. Kjo e fundit tha se Depp e kishte shtyrë nga shkallët supermodelen e njohur, gjatë kohës që ata kanë qenë në lidhje.

Mirëpo, Moss e mohoi këtë gjë.

“Ne po dilnim nga dhoma, Johnny u largua para meje, kishte pasur një stuhi shiu. Ndërsa dola nga dhoma, rrëshqita nga shkallët dhe lëndova shpinën. Bërtita, sepse nuk e dija se çfarë më kishte ndodhur dhe kisha dhimbje. Ai u kthye me vrap për të më ndihmuar dhe më çoi përsëri në dhomën time dhe më mori kujdes mjekësor.”

Jo vetëm kaq por ajo tha se Depp “asnjëherë nuk më shtyu, nuk më goditi ose nuk më hodhi poshtë nga shkallët”.

Së fundmi, Moss foli për “Desert Island Discs” të BBC Radio 4 ku tha se Depp kurrë nuk e ka rrëzuar nga shkallët.

“Unë e di të vërtetën për Johnny. E di që ai kurrë nuk më ka rrëzuar nga shkallët. Më duhej ta thosha këtë të vërtetë.”- tha Kate Moss.

Të këshilluara

Elon Musk: Nuk kam bërë seks prej vitesh

Elon Musk ka mohuar pretendimet se ai kishte një lidhje me gruan e bashkëthemeluesit të Google Sergey Brin në dhjetorin e kaluar, gjë që dyshohet se çoi në divo...

10:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI