Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Johnny Depp, sërish bashkëpunim me Dior

Lapsi.al 10 August 2022
Johnny Depp, sërish bashkëpunim me Dior

Johnny Depp ka nënshkruar sërish një marrëveshje shumëvjeçare me Dior për të vazhduar të shërbejë si fytyra e famshme e kolonjës, Sauvage.

Të hënën, llogaria zyrtare e Dior Beauty në Instagram postoi foto dhe video të Depp në prapaskenë në një prej koncerteve të tij rock në Paris.

"I patrembur, por njerëzor, ashtu si Sauvage", thuhet në një mbishkrim.

Sipas TMZ, fotografi , Greg Williams organizoi një fotosesion para dhe pas shfaqjes, e cila do të përdoret në reklamat e ardhshme të Sauvage.

Që kur aktori  nënshkroi për herë të parë me Dior në 2017, Sauvage është bërë aroma më e shitur në botë, sipas Business of Fashion, duke tejkaluar aromat e suksesshme të grave nga Chanel dhe markat e tjera kryesore.

Gjithashtu,  gjyqi për shpifje të Depp kundër ish-gruas Amber Heardi cili dominoi titujt kryesorë, bëri që shumë fansa të blejnë Sauvage në faqe si Sephora dhe Ulta si një shfaqje mbështetjeje gjatë procedurave ligjore, siç raportoi Wall Street Journal.

Pasi aktori i "Edward Scissorhands" fitoi çështjen në qershor, Dior madje transmetoi reklamën Sauvage të Depp në primetime në Fox./Lapsi.al

Signature scent: Dior stood by Johnny throughout his recent trial, and sales of the cologne he advertises, Sauvage, rose at retailers, the Wall Street Journal reported in early June

 

Të këshilluara

Demi Lovato, në një lidhje të re dashurie

Demi Lovato po përflitet së fundmi për një romancë dashurie me një muzikant. “Është një marrëdhënie vërtet e lumtur dhe e shëndetshme”, tha një burim i brend...

18:23

Serena Williams njofton largimin nga tenisi

Serena Williams ka deklaruar së fundmi se do të tërhiqet nga sporti pas turneut vjetor për t'u fokusuar në familjen e saj. “Këto ditë, nëse më duhet të zgjed...

16:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI