Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Margaret Qualley dhe FKA Twigs përfshihen në debat verbal, shkak aktori i njohur

Lapsi.al 11 August 2022
Margaret Qualley dhe FKA Twigs përfshihen në debat verbal,  shkak

Aktorja  Margaret Qualley dhe artistja FKA Twigs janë përfshirë në një debat të ashpër verbal në hotelin Bel Air.

Sipas Page Six , arsyeja e debatit ishte mosmbështetja e aktores në padinë e Twigs kundër ish partnerit të tyre, Shia La Beouf.

Këngëtarja paditi aktorin e "Transformers" për sulm seksual dhe shqetësim emocional gjatë marrëdhënies së tyre, e cila zgjati nga vera e vitit 2018 deri në pranverën e 2019. (LaBeouf ka pranuar se ishte abuzues me ata që e rrethonin , por mohoi pretendimet e saj specifike).

Kur ajo zbuloi akuzat tronditëse për herë të parë në një intervistë me revistën Elle në shtator 2021, Margaret Qualley - e cila gjithashtu u takua shkurtimisht me LaBeouf në fillim të vitit 2021 - postoi deklaratën e saj në mediat sociale me mbishkrimin "Faleminderit".

Pas komentit, Twigs dhe Qualley shkëmbyen mesazhe dhe ajo shpresonte që aktorja do të pranonte të ishte dëshmitare në këtë çështje, e cila do të shkojë në gjyq në prill 2023.Por ,duket se u zhgënjye pasi Margaret nuk pranoi të jepte dëshminë e saj.

Për këtë arsye, disa burime kanë treguar se ato u konfrontuan para syve të të ftuarve të tjerë të hotelit dhe se i fejuari i Qualley, këngëtari i Bleachers, Jack Antonoff, doli në mbrojtje të saj dhe iu bashkua debatit./Lapsi.al

Të këshilluara

Steve Martin njofton largimin nga aktrimi

Aktori Steve Martin zbuloi në një intervistë të re se mund të tërhiqet nga aktrimi. Ai aktualisht luan në serialin Hulu, 'Only Murders In The Building' së ba...

15:22

Noizy dhe Duda miq apo armiq

Noizy dhe Duda kanë marrë sërish vëmendje së bashku. Pasi patën hatërmbetje mes njëri tjetrit, tashmë raporti i tyre është rregulluar. Jo vetëm kaq por kujtojmë...

13:22

Plagoset Vali Corleone

King Valentino Corleone i cili njihet në rrjetet sociale me nofkën Vali Corleone, kishte kohë që nuk përflitet për bëmat e tij. Bëma të cilat dikur e kthyen ...

13:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI