Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Noizy dhe Duda miq apo armiq

Lapsi.al 11 August 2022
Noizy dhe Duda miq apo armiq

Noizy dhe Duda kanë marrë sërish vëmendje së bashku. Pasi patën hatërmbetje mes njëri tjetrit, tashmë raporti i tyre është rregulluar. Jo vetëm kaq por kujtojmë që Duda do të performojë në koncertin “Alpha Show”. Noizy gjithnjë e ka cilësuar Dudën si “Vëlla” pavarësisht problemeve që kanë patur.

Hatërmbetjet e tyre nisën më herët si dhe më pas ata nuk e kishin më “follow” njëri tjetrin. Në një intervistë më herët, Noizy tha se është e vërtetë që ka patur hatërmbetje mirëpo ka shpresuar për rregullim të marrëdhënies. Jo vetëm kaq por Noizy theksoi se: “Janë ca gjera që gjera që nuk mund të ndryshojnë te ne kurrë. Jemi rritur dhe i kemi dhënë fjalën njëri-tjetrit”.

“Me Dudën jam si ai pjestar i familjes që të bie dhe s’ke ku e çon. Sido që të shkojë vëllai mbetet vëlla. Nuk prishemi më Dudën. Po është e vërtet që kemi pasur hatërmbetje me njëri-tjetrin por shpresoj dhe besoj se do i rregullojmë. Do vijë një ditë që do takohemi dhe do sqarohemi ska ku të shkojë se jemi shumë të afërt. Janë ca gjera që gjera që nuk mund të ndryshojnë te ne kurrë. Jemi rritur dhe i kemi dhënë fjalën njëri-tjetrit.”- tha Noizy më herët.

Sot Noizy ka shpërndarë një video në rrjete sociale, ku shihet në praninë e Dudës.

Të këshilluara

Plagoset Vali Corleone

King Valentino Corleone i cili njihet në rrjetet sociale me nofkën Vali Corleone, kishte kohë që nuk përflitet për bëmat e tij. Bëma të cilat dikur e kthyen ...

13:16

Facebook vlerëson me notë Dua Lipën

Dua Lipa po merr vëmendjen e të gjithëve këto ditë, por komenti i fundit në postimin e saj është me të vërtetë special. Ylli me famë botërore ka tërhequr vëmend...

10:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI