Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Cilat janë të rejat më të fundit nga Whatsapp

Lapsi.al 10 August 2022
Cilat janë të rejat më të fundit nga Whatsapp

WhatsApp tani do t’ju ofrojë mundësinë të fshihni statusin tuaj "last seen" nga kontakte specifike, si dhe mundësinë për të dalë nga një grup pa u njoftuar përdoruesit e tjerë.

Dhjetorin e kaluar, WhatsApp filloi të fshehë si parazgjedhje statusin online të përdoruesve nga njerëzit që s’janë pjesë e kontakteve. Mirëpo, ai ende lejon që e gjithë lista juaj e kontakteve të shohë nëse jeni në linjë. Përditësimi i ardhshëm i WhatsApp supozohet ta rregullojë këtë, pasi do t'ju lejojë të zgjidhni se cilat kontakte mund ta shohin statusin tuaj. Pra, nëse nuk dëshironi që dikush ta dijë se ju po injoroni mesazhin e tij, ndërroni cilësimet për atë përdorues.

WhatsApp po lançon gjithashtu një veçori tjetër që do t'ju lejojë të largoheni në heshtje nga grupet. Tani për tani, aplikacioni njofton çdo përdorues në grup për largimin tuaj. Veçoria e re lejon që të largoheni nga një grup pa dërguar njoftim tek asnjë pjesëtar i grupit.

WhatsApp thotë se po punon gjithashtu për të bllokuar përdoruesit nga shkrepja e screenshot-eve të mesazheve që mund të shihen vetëm një herë. Shtimi i një mënyre për të bllokuar screenshotet mund të ndihmojë në parandalimin e përdoruesve që të ruajnë ose ndajnë informacione të ndjeshme me të tjerët. Kjo veçori është ende në testim, por WhatsApp thotë se do të fillojë ta mundësojë së shpejti.

Të këshilluara

Amanda Seyfried e penduar për pozat nudo

Amanda Seyfried bëri debutimin e saj në ekran kur ishte adoleshente në sezonin e vitit 1999 të "As the World Turns" para se t'u bashkohej telenovelave të njohur...

14:11

Reperja e njohur i rikthehet muzikës

Reperja australiane Iggy Azalea ka njoftuar se do t'i rikthehet muzikës. Në një postim të gjatë në Twitter, Iggy tha se e la muzikën për shkak të 'energjisë ...

14:16

Johnny Depp, sërish bashkëpunim me Dior

Johnny Depp ka nënshkruar sërish një marrëveshje shumëvjeçare me Dior për të vazhduar të shërbejë si fytyra e famshme e kolonjës, Sauvage. Të hënën, llogaria...

13:29

Demi Lovato, në një lidhje të re dashurie

Demi Lovato po përflitet së fundmi për një romancë dashurie me një muzikant. “Është një marrëdhënie vërtet e lumtur dhe e shëndetshme”, tha një burim i brend...

18:23

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI