Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Zbulohen artistët që do performojnë në MTV VMAs 2022

Lapsi.al 17 August 2022
Zbulohen artistët që do performojnë në MTV VMAs 2022

Blackpink, Jack Harlow, Lizzo dhe Måneskin janë artistët e fundit të shpallur për VMA-të e MTV, që do transmetohen drejtpërdrejt nga Prudential Center në Newark, New Jersey të dielën, 28 gusht.

Ata u bashkohen interpretuesve të shpallur më parë Anitta, J Balvin, Marshmello x Khalid dhe Panic! at the Disco.

Blackpink do të japë performancën e parë në SHBA të këngës së tyre "Pink Venom", Lizzo është planifikuar të performojë këngën "2 Be Loved" nga albumi i saj i ri "Special" dhe Måneskin do të luajë këngën e tyre të fundit "Supermodel". Detajet mbi performancën e Harlow nuk u njoftuan menjëherë. Reperi u shfaq me Lil Nas X në VMAs vitin e kaluar, duke performuar këngën e tyre Hot 100 "Industry Baby".

Jack Harlow, Kendrick Lamar dhe Lil Nas X kryesojnë të nominuarit me shtatë, Doja Cat dhe Harry Styles pasojnë me gjashtë, ndërsa Billie Eilish, Drake, Dua Lipa, Ed Sheeran, Taylor Swift dhe Weeknd  me pesë.

Nga interpretuesit e paralajmëruar më parë, këngëtarja braziliane Anitta do të bëjë debutimin e saj në VMA me performancën premierë televizive të këngës së saj të re, "Envolver". Artisti  Balvin do të kthehet me "Nivel de Perreo"  duke u rikthyer për herë të parë që nga bashkëpunimi i tij në skenë me Bad Bunny për "Que Pretendes" në 2019.

Marshmello dhe Khalid do të ngjiten së bashku në skenë për bashkëpunimin e tyre të ri "Numb". Panik! at Disco rikthehet në skenën e VMA për herë të parë që nga viti 2018 për të performuar këngën e tyre të re "Middle of a Breakup". Nëntë herë të nominuarit, të cilët fituan për herë të parë në 2005 për Videon e Vitit, janë nominuar për Alternative Video./Lapsi.al

Të këshilluara

A$AP Rocky akuzohet për sulm me armë

Reperi A$AP Rocky po përballet së fundmi me akuza për sulm dhe armë në lidhje me një grindje në nëntor me një ish-mik në Los Anxhelos. Rocky dyshohet se i dr...

13:50

Idris Elba heq dorë nga roli i James Bond

Idris Elba ka vendosur të heqë dorë nga roli i James Bond. Aktori ishte i preferuari i fansavepër të zëvendësuar Daniel Craig si superspiun, por është i prir...

11:20

Ndahet nga jeta aktori Pandi Siku

Aktori i njohur , Pandi Siku është ndarë nga jeta në moshën 73 vjecare. Aktori vuante nga një sëmundje e rëndë dhe vdiq në SHBA, ku jetonte që nga viti 2001....

10:11

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI