Flash

Pesë persona në Kosovë akuzohen për terrorizëm

Lapsi.al 23 December 2022
Pesë persona në Kosovë akuzohen për terrorizëm

Prokuroria Speciale tha se ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave, që dyshohen se kanë kryer vepra të ndryshme terroriste dhe kundër rendit kushtetues të Kosovës.

Sipas njoftimit, A.Gj., E.S., N.S dh M.B., nga marsi i vitit 2021 deri në tetor të po atij viti, kishin bërë përpjekje të krijonin një strukturë organizative “për kryerjen e akteve terroriste në Kosovë”.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit kishin kontaktuar me një person që kishte një gradë të lartë “në organizatën terroriste Shteti Islamik” dhe janë angazhuar që të sigurojnë armatime të ndryshme.

Veprat për të cilat dyshohen janë: Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës si dhe për kryerjen e veprës terroriste.

Ndërkaq, dy të pandehur po ashtu akuzohen se kanë fshehur armë të zjarrit dhe municion të llojeve të ndryshme, të cilat i kanë vendosur në bure të plastikës dhe i kanë groposur.

Sipas ligjeve në Kosovë, për vepra terroriste dhe kundër rendit kushtetues parashihen dënime të ndryshme. Që nga viti 2015, në Kosovë po ashtu ndalohet pjesëmarrja në luftëra të huaja dhe sipas ligjit, parashihen dënime deri në 15 vjet burgim. /REL

Të këshilluara

Aksident në Korçë, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Bilisht-Poloskë. Shtetasi me iniciale K.F., duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rru...

17:56

Ngarkohet Kapshtica, fluks makinash në kufi

Fluks lëvizjesh në të dy anët e kufirit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. E gjithë kjo ka ardhur pasi një pjesë e mirë e emigrantëve shqiptarë që jet...

17:05

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI