Flash

Shkatërrohet busti i Mit’hat Frashërit tek Liqeni Artificial (FOTO)

Lapsi.al 23 December 2022
Shkatërrohet busti i Mit’hat Frashërit tek Liqeni Artificial

Shkatërrohet gjatë natës busti i Mit’hat Frashërit i vendosur pranë Liqenit Artificial në Tiranë.

Busti është shkulur nga vendi dhe është rrëzuar në tokë, teksa janë thyer dhe pllakat e mermerit.

Vepër e skulptorit Agim Rada, busti u vendos pranë Liqenit Artificial në tetor të vitit 2018.

Mit’hat Frashëri ka qenë diplomat, shkrimtar dhe politikan shqiptar, një nga veprimtarët e Rilindjes Kombëtare dhe pjesëmarrës dhe kryetar i Kongresit të Manastirit. Pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë qe ministër, diplomat i shtetit shqiptar, kryetar i Ballit Kombëtar dhe Komitetit “Shqipëria e Lirë”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI