Flash

Presidenca e Kosovës: Policia nuk është përfshirë në përleshjet pranë Zubin Potokut

Lapsi.al 26 December 2022
Presidenca e Kosovës: Policia nuk është përfshirë

Presidenca e Kosovës ka reaguar duke thënë se mediet që janë të afërta me regjimin e Serbisë janë në përpjekje për të nxitur konfrontim të armatosur në Kosovë.

Blerim Vela, shef i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se mediat pro regjimit të Serbisë, po tentojnë të nxisin konfrontim të armatosur në Kosovë, nëpërmjet lajmeve për tensionim në Zubin-Potok, njofton RTK.

Policia e Kosovës nuk është e përfshirë në asnjë përleshje, duke shtuar se strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë “po gjuajnë me armë”.

“Mediat pro regjimit të Serbisë janë në përpjekje për të nxitur konfrontim të armatosur në Kosovë, duke raportuar në mënyrë të rreme se përleshjet po ndodhin pranë Zubin Potokut. Policia e Kosovës nuk është përfshirë në asnjë përleshje. Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë po gjuajnë me armë”, shkroi Vela në rrjetin social Twitter.

Të këshilluara

Ndihen lëkundje tërmeti në Korçë

Një lëkundje tërmeti është shënuar mbrëmjen e kësaj të diele në Korçë. Sipas të dhënave të para, epiqendra ka qenë 11 kilometra në lindje të qytetit. Ai k...

23:01

FNSH zbarkon rrufeshëm në Elbasan

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë “zbarkuar” mbrëmjen e sotme në Elbasan. Në fokus ka qenë kapja e personave me precedentë penale. Policia dhe FNSH kanë bërë ...

20:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI