Flash

Rrëmbeu dhe përdhunoi 32-vjeçaren për tre ditë rresht, merret vendimi për emigrantin në Greqi

Lapsi.al 10 January 2023
Rrëmbeu dhe përdhunoi 32-vjeçaren për tre ditë

Një 35 -vjeçar egjiptian është arrestuar mesditën e së hënës, 9 janar, në zonën e Agios Panteleimon në Athinë, nga punonjës policie të Departamentit të Sigurisë së zonës, për rrëmbim, përdhunim dhe vjedhje.

35-vjeçari akuzohet se nga e premtja e 6 janarit deri të hënën ka rrëmbyer dhe mbajtur në banesë në mënyrë të paligjshme një 32-vjeçare nga Bullgaria, duke e detyruar atë të kryente akte seksuale pasi e kërcënonte me jetë për fëmijët e saj.

Në orët e mëngjesit të së hënës, kur 32-vjeçarja arriti të çlirohej nga banesa e 35-vjeçarit, ajo shkoi në Departamentin e Sigurimit të Panteleimon dhe denoncoi veprat penale ndaj saj.

Punonjësit e policisë kanë identifikuar të akuzuarin dhe pas kontrolleve në zonë më të gjerë e kanë lokalizuar dhe arrestuar. Gjithashtu, 35-vjeçari kishte vjedhur edhe kartën e identitetit të viktimës .

I arrestuari është dërguar në Prokurorinë Penale të Athinës.

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Greqi

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë në Kretë është regjistruar nga Instituti Gjeodinamik. Sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ka q...

19:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI