Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Lubonja: Alibeaj njëlloj si Basha kur përjashtoi Berishën

Lapsi.al 12 January 2023
Lubonja: Alibeaj njëlloj si Basha kur përjashtoi Berishën

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se vendimi i Enkejeld Alibeajt për përjashtimin e 4 deputetëve nga grupi parlamentar është i ngjashëm me atë të marrë nga ish-kryetari i PD Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës.

Në emisionin “Open” në News24, Lubonja u shpreh se duhet një frymë e re politike, ndërsa shtoi se duhen politikanë të cilët nuk mendojnë vetëm për interesi e tyre, por edhe për shqiptarët.

“Alibeaj kishte thënë që përfaqësojnë të renë në PD. Që këtu nis problemi. Shenja më e madhe e krizës në PD është Alibeaj, Basha me të tjerë. Nëse mendojmë diçka të re, një parti të re, me frymë të re kemi disa kërkesa elementare për një parti më demokratike që vepron duke dëgjuar pjesëtarët sipas forumeve dhe jo që vendos lideri.

Që kur nisi kjo, nuk ishte kështu. Vendimi i Bashës që e mori i vetëm pa pyetur parti e njeri, që përjashtoi Berishën se nuk vë në diskutim vendimin e amerikanëve, edhe veprimi i Alibeajt tani është i ngjashëm.

Mendoj se disa politikanë duhet të mendojnë përtej interesit të tyre. Që nuk janë aty për të vjedhur e përfituar. Pasi ikën një pjesë nga Parlamenti më parë, dolën një tufë tjetër thanë: “Hyjmë ne të marrin një votë deputeti” duke mos llogaritur dëmin që i shkaktuan opozitarizmit dhe shërbimin që i bërë Ramës”, - u shpreh ai. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI