Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Zbulohet oferta e prokurorisë për Rozeta Dobin nëse tregon të kujt janë 400 mijë eurot

Lapsi.al 12 January 2023
Zbulohet oferta e prokurorisë për Rozeta Dobin nëse tregon

Prokuroria e Tiranës, ka kërkuar bashkëpunimin me Rozeta Dobin alias Rakipllarin, pastruesen e arrestuar për vjedhjen e shumave të mëdha të eurove në banesën e Alda Klosit, ish-drejtoreshës së Kabinetit të ministrit Arben Ahmetaj. Gruaja që tronditi opinionin publik me vjedhjen e rreth 525 mijë euro, 8500 dollarëve, 368 mijë lekëve dhe 110 sendeve me vlerë, vijon të mbajë misterin e pronësisë së një shume financiare prej 405 mijë euro, të gjetura në tubin e aspiratorit në banesën e saj.

Por kur janë mbushur 4 ditë nga zbulimi i shumës financiare, prokuroria nuk ka qartësuar se kush e disponon pjesën prej 405 mijë euro. Grupi i hetimit pranë prokurorisë së Tiranës, ka zgjedhur të ndjekë teknikalitete, duke ofruar bashkëpunim me Rozeta Dobin. Me shpresën se dëshmia e saj, do sjellë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbulimin e emrit të pronarit të 405 mijë eurove, mësohet se prokuroria e Tiranës, i ka ofruar Rozeta Dobit bashkëpunim dhe lehtësim të pozitës penale të saj në këtë çështje.

Në këmbim të dëshmisë së sinqertë dhe zbulimit të pronarit të eurove, prokuroria ka ofruar tek Rozeta dhe zbutjen e masës së sigurisë së djalit të saj, Havier Dobi, me qëllim lirimin e tij nga burgu. Të dyja ofertat tashmë janë dhënë dhe pritet vetëm dëshira e të arrestuarës Rozeta Dobi, nëse pranon të flasë ose jo, përballë prokurorëve.

Dobi së bashku me djalin e saj, prej ditës së shtunë janë mbyllur në burg, si persona që kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në vjedhjen e një shumë prej 525 mijë eurove. Sipas dosjes hetimore, zyrtarja kallëzimin e ka bërë pasi familjarët kanë konstatuar se banesa ishte e hapur dhe e shkatërruar.

Alda Klosi deklaroi se ditën e ngjarjes i janë vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120.000 euro, të cilat kanë qenë në prerje 500 (peseqindeshe) dhe 200 (dyqindeshe) si dhe një shumë prej 30.000 (tridhjetëmije) dollar, të cilat kanë qenë prerje 100 (njëqindëshe).

Më tej Alda Klosi, ka deklaruar se këto para i kishte të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj i cili i'a ka lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre dhe për nevoja të tyre pasi xhaxhain e ka të sëmurë me kancer dhe për çdo nevojë që do të kishte, pasi djali i tyre është me probleme dhe këto lekë janë të mbledhura ndër vite nga ana e tyre pasi jetojnë në Amerikë dhe në këtë kohë ai po kurohet në Amerikë. /Marrë nga Ora News

Të këshilluara

Aksident i trefishtë në Korçë

Një aksident ka ndodhur sot në mbrëmje në qytetin e Korçës. Tre automjete janë përplasur me njëra tjetrën. Si pasojë e aksidentit nuk ka persona të dëmtuar por ...

19:45

Ndryshojnë rregullat e Maturës Shtetërore

Këtë vit çdo maturant do ketë mundësi të kërkojë rivlerësim të provimeve të maturës. Ndryshimin në rregullore e ka sqaruar edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit ...

17:42

23 raste të reja me Covid në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbro...

18:20

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI