Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

400 mijë euro pa zot/ Prokuroria zbërthen telefonin e Rozeta Dobit

Lapsi.al 15 January 2023
400 mijë euro pa zot/ Prokuroria zbërthen telefonin e Rozeta Dobit

Të kujt janë 400 mijë eurot që policia gjeti në tubin e aspirimit të shtëpisë së pastruese Rozeta Dobi. Deri tani asnjë nga klientët e saj nuk ka marrë përsipër shumën e parave. Për 120 mijë eurot e gjetura në fillim ka bërë kërkesë zyrtarja e lartë Alda Klosi. Mësohet se ajo ka dorëzuar në prokurori edhe disa dokumente që sipas saj vërtetojnë se paratë janë nga xhaxhai i saj që jeton në SHBA. 

Megjithatë prokuroria është duke i verifikuar këto dokumente. Njëkohësisht po kërkon të zbulojë se të kujt janë 400 mijë eurot e tjera. Vetë pastruesja Rozeta Dobi ka thënë se të gjitha paratë i ka marrë në shtëpinë e Alda Klosit. Për këtë prokuroria ka nisur të marrë në pyetje klientët e tjerë të Rozeta Dobit.

Numrat e kontaktit janë nxjerrë nga zbërthimi i bisedave në telefonin e saj. Mësohet e disa prej klientëve kanë pretenduar se pastruesja mund t’u ketë marrë bizhuteri të ndryshme, por jo para. Të tjerë kanë thënë se nuk kanë sende apo të holla të humbura. Duke qenë se pronari i parave nuk po gjendet, Prokuroria mund të ushtrojë kontrolle edhe në banesat e klientëve të 49-vjeçares.

Po ashtu, sipas Ballkanweb, organi i akuzës po pret përgjigje nga bankat e nivelit të dytë, për të parë nëse e dyshuara dhe i biri i saj, Havier, kanë llogari të tjera bankare. Pastruesja Dobi nuk ka pranuar të tregojë më shumë edhe pse Prokuroria i ka ofruar lehtësi në dënimin e të birit, nëse ajo bashkëpunon. Prokuroria po heton për vjedhje si dhe për veprën penale të pastrimit të parave. Rozeta Dobi po mbahet nën masën e arrestit me burg bashkë me të birin 21-vjeçar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI