Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Lëkundje e fortë tërmeti në Tiranë

Lapsi.al 15 January 2023
Lëkundje e fortë tërmeti në Tiranë

Një lëkundje e fortë tërmeti është ndier rreth orës 22.37 të së dielës në Tiranë. Sipas të dhënave paraprake epiqendra e tij ka qenë rreth 26 kilometra nga kryeqyteti me epiqendër në Burrel.

Magnituda ishte 5.2 e shkallës Rihter. Lëkundja ishte e fortë pasi goditja kishte një thellësi mjaft të cekët me vetëm 1 km. 

Pas goditjes së parë pati edhe një tjetër pak më të lehtë. Për momentin nuk raportohen dëme materiale. Sipas raportimeve, lëkundjet u ndjenë në disa qytete si Tirana, Pogradeci, Lezha dhe Durrësi. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI