Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

Serbia vazhdon ta mohojë Masakrën e Reçakut

Lapsi.al 16 January 2023
Serbia vazhdon ta mohojë Masakrën e Reçakut

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka vazhduar ta mohojë Masakrën e Reçakut. Daçiç në konferencë për media ka thënë se nuk ka informata se Prokuroria e Kosovës ka lëshuar urdhërarreste për 18 serbë në lidhje me Masakrën e Reçakut, raporton “Tanjug”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën, në përvjetorin e 24-të të Masakrës së Reçakut, ka thënë se janë lëshuar 18 urdhërarreste në lidhje me masakrën ku u vranë 45 civilë shqiptarë.

Daçiç ndërkohë ka thënë se “ngjarja në Reçak në vitin 1999 është keqpërdorur që në fillim si alibi dhe arsyetim ndaj ish-Jugosllavisë së atëhershme dhe po vazhdon edhe tash”.

Daçiç tha se “ish-kreu i misionit verifikues të OSBE-së, William Walker, tha se bëhet fjalë për një masakër dhe se zyrtarët amerikanë folën gjithashtu për atë se janë vrarë gra e fëmijë para se të bëhej ndonjë hetim a ka qenë aksion i armatosur nga shqiptarët apo bëhej fjalë për civilë”, raporton Kosova press.

“Dëshiroj t’ju kujtoj që William Walker, i cili në atë kohë ishte në kryesi të misionit verifikues të OSBE-së, menjëherë e kishte shpallur se ajo ngjarje në Reçak ka të bëjë me masakër. Për më shumë edhe zyrtarët amerikanë flisnin se janë të vrarë fëmijët, gratë etj. Që do të thotë se, para se të bëhej një lloj analize se a ishte ajo aksion i armatosur në mes të formacioneve të armatosura të shqiptarëve apo kishte të bëjë me civilë. Lidhur me këtë ngjarje kishte shumë fjalë në të kaluarën. Unë them që ai rast është përdorur si arsye për bombardimin e Serbisë. E gjitha kjo ishte një inskenim, se gjoja kishte ndodhur masakër apo vrasje të civilëve. Kjo ngjarje është përleshje e armatosur në mes të grupeve terroriste dhe policisë sonë. Kjo është e vërteta e plotë”, tha Daçiç.

Të këshilluara

Zjarr i madh në Vlorë

Një sipërfaqe e pyllëzuar është përfshirë nga flakët në Vlorë, Policia thotë se rreth orës 18:20, në lagjen “24 Maji”, në afërsi të ish- stacionit të mallrave, ...

19:55

Meta: Basha është ende në xhepin e Ramës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta bën 2 përgjegjës për situatën ku po kalon Partia Demokratike. Sipas Metës, i pari është kryeministri Rama që nuk po lejo...

21:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI