Flash

8 nëntor 1462/ Pal Engjëlli shkroi Formulën e Pagëzimit, dëshmia e parë e gjuhës shqipe

«Unte paghesont premenit Atit et Birit et Spertit Senit». «Unë të pagëzoj në emër të Atit e të Birit e të Shpirtit Shenjt». Kjo formulë e shkruar nga Imzot Pal Engjëlli më 8 nëntor 1462 u shërbente prindërve për të pagëzuar fëmijët në rast rreziku për jetën, kur mungonte prifti. Ajo përbën fjalinë më të hershme të njohur deri më sot, të shkruar në gjuhën shqipe dhe me datë të saktë. Dorëshkrimi u zbulua në Bibliotekën Laurentiana të Firences nga studiuesi rumun Nicolae Iorga, më 1915.

20:23

NATO dislokon avionë survejimi në Rumani

Lapsi.al 17 January 2023
NATO dislokon avionë survejimi në Rumani

NATO ka dislokuar sot avionë survejimi në Rumani. Tre avionët e parë të NATO-s mbërritën në bazën ajrore pranë kryeqytetit rumun të martën. Ata pritet të ndërmarrin misione zbulimi “për të monitoruar aktivitetin ushtarak rus” nga brenda territorit të 30 vendeve anëtare të aleancës.

Avionët e Sistemit të Paralajmërimit dhe Kontrollit Ajror (AWACS) mbërritën në bazën ajrore Otopeni, pranë Bukureshtit, pasditen e së martës dhe do të fillojnë misione që pritet të zgjasin disa javë.

Këta avionë që NATO i quan “sytë në qiej” janë zakonisht pjesë e një skuadriljeje prej 14 avionësh që qëndrojnë në Gjermaninë perëndimore. Radarët e tyre të mëdhenj mund të diktojnë avionë që veprojnë edhe qindra kilometra larg.

“Është një konsolidim i qartë i pranisë ajrore të aleancës në krahun lindor. Këto janë kapacitete tepër të rëndësishme ajrore dhe do të thoja se u shtohen kapaciteteve tashmë të pranishme me forca tokësore dhe ajrore në Rumani. Që nga shkurti 2022, avionët e survejimit AWACS kanë bërë patrullime të rregullta në Evropën Lindore dhe në Balltik”, - tha Gjeneral Daniel Petrescu, shefi i shtabit rumun.

Që kur Rusia sulmoi Ukrainën më 24 shkurt, aleanca ka rritur kapacitetet e saj në zonë, duke dërguar ndër të tjera grupe luftimi shumëkombëshe në Rumani, Hungari, Bullgari, dhe Sllovaki.

“Me sistemin e paralajmërimit të hershëm ajror, NATO ka vërtet një kapacitet të zhdërvjellët për survejim të ajrit dhe detit. Ekipi im është i përgatitur mirë dhe do të zhvillojmë së shpejti misione nga Bukureshti për një periudhë të kufizuar kohore. Ky është një kontribut i rëndësishëm për vigjilencën e rritur të NATO-s në krahun lindor të aleancës”, - tha komandanti i grupit ajror të NATO-s, E-34. NATO i përdor rregullisht avionët e Sistemit të Paralajmërimit dhe Kontrollit Ajror (AËACS) për të gjurmuar aktivitetin e avionëve rusë pranë kufijve të NATO-s. /VOA

Të këshilluara

Vetëvritet me armë 33-vjeçari në Durrës

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Durrës. Një 33- vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35, në...

14:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI