Flash

E rrihte burri, aplikacioni që shpëtoi vajzën shqiptare në Athinë

Lapsi.al 18 January 2023
E rrihte burri, aplikacioni që shpëtoi vajzën shqiptare në

Një e re me origjinë shqiptare ka arritur të shpëtojë nga dhuna e bashkëshortit nëpërmjet aplikacionit të njohur “Google Translate”. Pas dhunës nga partneri, ajo nxitoi të shkonte në një kafene për të kërkuar ndihmë.

28-vjeçarja nuk dinte greqisht dhe e kishte shumë të vështirë të shprehte atë që kishte përjetuar dhe të lajmëronte policinë për shkak se nuk dinte greqisht.

Fatmirësisht aplikacioni i ka ardhur në ndihmë dhe ajo ka arritur të tregojë për dhunën.

Të pranishmit në lokal kanë lajmëruar më pas policinë, që e arrestoi burrin 44-vjeçar për dhunë në familje. Në momentin kur ajo shkoi në lokal, bashkëshorti po e kërkonte.

28-vjeçarja ndodhet në Greqi pa dokumente, por si viktimë e dhunës mbrohet me ligj dhe nuk do të nisë procedura e dëbimit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI