Flash

Zjarr në një banesë në Berat, digjet totalisht njëra nga dhomat

Lapsi.al 29 January 2023
Zjarr në një banesë në Berat, digjet totalisht njëra

Një shtëpi në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat është përfshirë nga flakët. Banesa ishte në katin e dytë të një pallati 5-katësh pranë Shkollës Mekanike të qytetit.

Në momentin e rënies së zjarrit në shtëpi nuk ka pasur njerëz dhe flakët janë pikasur nga banorët, të cilët kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësen. Forca të shumta të Repartit të Shpëtimit nga Zjarri kanë mbërritur në vendngjarje dhe në një kohë të shkurtër kanë bërë të mundur lokalizimin e flakëve, duke shmangur edhe përhapjen e tyre drejt dhomave të tjera të banesës.

Si pasojë e zjarrit është shkrumbuar totalisht dhoma e gjumit, ndërkohë që 2 dhomat 3 tjera të banesës nuk u përfshinë nga flakët. Burimet zjarrëfikse në vendngjarje bëjnë me dije se shkak për zjarrin mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. Banesa që u përfshi nga flakët ishte në pronësi të shtetasit Ilir Dervishi.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Shqipëri Qarkullimi i masave ajrore të ftohta dhe të thata nga lindja e kontinentit do të kushtëzojnë motin në territorin Shqiptar. Për rrjedhojë; moti i kth...

08:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI