Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Hiqej si punonjës i Forcave Speciale, arrestohet 40-vjeçari me armë në Tiranë

Lapsi.al 30 January 2023
Hiqej si punonjës i Forcave Speciale, arrestohet 40-vjeçari me

Një 40-vjeçar me emrin Klodjan Gjikdhima është arrestuar ditën e sotme në një operacion të Forcave 'Shqiponja'. Mësohet se Gjikdhima ka rënë në pranga, pasi me dokument të falsifikuar dhe me armë zjarri pistoletë prezantohej si punonjës policie i Forcave Speciale. Në momentin e arrestimit, 40-vjeçarit gjatë kontrollit, iu gjet pistoleta me fishek në fole gati për qitje si dhe një krehër me municion luftarak.

Njoftimi i policise:

Tiranë/Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar "Speciali". Lëvizte me armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje, dhe prezantohej me dokument të falsifikuar si punonjës policie i forcave speciale, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari. 40-vjeçarit iu gjetën në banesë, municion luftarak, pranga, dokumente të falsifikuara për autorizim hyrjeje në institucione, mbajtëse arme dhe maskë si ato të Policisë. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, municioni luftarak dhe sendet e tjera të kundërligjshme. Shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative për një shtetas që prezantohej si punonjës i forcave speciale të Policisë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Speciali”.

Gjatë operacionit, në rrugën “Hamid Shijaku”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin K. Gj., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me fishek në fole gati për qitje dhe një krehër me municion luftarak. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale municion luftarak, një palë pranga, dy dokumente të falsifikuara për autorizim hyrjeje në institucione, një mbajtëse arme dhe një maskë si ato të Policisë. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, "Mbajtja pa të drejtë e uniformës", dhe "Falsifikimi i dokumenteve".

Të këshilluara

Dhunoi babain, pranga 35-vjeçarit në Vlorë

Një 35-vjeçar nga Vlora është arrestuar për dhunë në familje. Policia thotë se shtetasi M.Zh dyshohet se ka dhunuar babain. Autoritetet kanë nisur punën për zba...

09:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI