Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Mbyllja e gjykatës së Apelit, kreu i Dhomës së Avokatisë Shkodër: Çështja do shkojë në Gjykatën Kushtetuese

Lapsi.al 31 January 2023
Mbyllja e gjykatës së Apelit, kreu i Dhomës së

Një ditë para shkrirjes së gjykatave dhe nisjes zyrtarisht të skemës së re të sistemit gjyqësor, kryetari i Dhomës së Avokatisë në Shkodër, Anton Kosteri, kundërshton këtë model. Ai thotë se çështjen do ta ndjekin deri në fund përmes Gjykatës Kushtetuese. Kosteri tregon edhe penalizimet që sipas tij kanë qytetarët e të gjithë veriut, të cilët tashmë i drejtohen Tiranës. Kreu i Dhomës së Avokatisë Shkodër thotë se Gjykata e Apelit në Tiranë nuk ka kapacitetet për t’i shërbyer qytetarëve dhe nga Shkodra drejt Tiranës dërgohen mbi 2000 dosje.

“Reagimi tani do jetë në instanca të larta. Çështja do shkojë në Gjykatën Kushtetuese. Proçeset do gjykohen në Gjykatën e Apelit Tiranë. Tani njerëzit e kanë kuptuar se lufta jonë kishte një kuptim.

Do mësohemi sepse do vazhdojë puna njësojë, tarifat do rriten. Problematikat do reflektohen në xhepat e qytetarëve që kanë probleme me ligjin. 2100 dosje mund të gjykoheshin për 1 vit në Shkodër, tani nuk dihet kur do gjykohen.

Kanë qenë 24 punonjës të administratës, do mbesin vetëm 3. Nuk dihet fati i të tjerëve në gjykatën e apelit Shkodër. Mbetet për tu parë në vazhdim. Me ndërtesën e ndërtuar në vitet e fundit nuk dihet çfarë do të bëhet. Shpresojmë të mos mbesë si shtëpia e mushkajës, siç ka qenë më parë“- ka thënë ai.

Në total, në gjykatën e Tiranës eksportohen 37 mijë dosje nga e gjithë Shqipëria.

Të këshilluara

Në Kosovë strehohen katër gazetarë afganë

Në Kosovë janë strehuar katër gazetarët e parë afganë, një muaj pasi Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për t’iu ofruar strehim atyre. Asociacioni i Gazetarëve ...

08:17

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI