Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Lëvizte me kallashnikov duke terrorizuar banorët, arrestohet kurbinasi

Lapsi.al 30 January 2023
Lëvizte me kallashnikov duke terrorizuar banorët, arrestohet kurbinasi

Një person, i cili lëvizte me armë zjarri tip kallashnikov është arrestuar në Kurbin. Policia thotë se ky person kishte terrorizuar banorët e lagjeve, ndërsa iu sekuestrua arma dhe një krehër me 24 fishekë.

Njoftimi i policisë: 

Lëvizte me armë zjarri kallashnikov në rrugicat e lagjes ku banonte, duke krijuar panik te banorët, Policia ndërhyn në kohë duke vënë në pranga shtetasin që qarkullonte me armë. Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov me krehër me fishekë në të. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, menjëherë pas marrjes së denoncimit për një shtetas që lëvizte i armatosur me armë zjarri, në lagjen ku banonte, duke krijuar panik te banorët, kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Fqinji”, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin K. M., banues në Milot, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky shtetas u kap në flagrancë në rrugicën e lagjes ku banonte, teksa mbante me vete, një armë zjarri kallashnikov me krehër me 24 fishekë në të. Shtetasi K. M., sapo ka parë punonjësit e Policisë, e ka hedhur armën, me qëllim fshehjen e saj. Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, bëri të mundur gjetjen dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale, të armës së zjarrit kallashnikov dhe municionit luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI