Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Qarkullonte i armatosur, pranga të riut në Shkodër

Lapsi.al 30 January 2023
Qarkullonte i armatosur, pranga të riut në Shkodër

Një 24-vjeçar në Shkodër ka rënë në pranga, pasi qarkullonte i armatosur.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Jetmir Kodra, banues në fshatin Domen, akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Postriba”, sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak dhe 2 radio si të Policisë.

Operacioni, në kuadër të planit operacional “Për mbajtjen nën kontroll të shtetasve me precedent të theksuar kriminal, kapjen e atyre që mbajnë apo qarkullojnë me armë zjarri apo me sende të tjera të kundërligjshme”.

Kapet dhe vihet në pranga një 24-vjeçar me precedent të mëparshëm kriminal, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Në zbatim të planit operacional të hartuar në fillim të janarit, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe të shtetasve me precedent të theksuar kriminal, si dhe për kapjen e atyre që mbajnë apo qarkullojnë me armë zjarri, drogë dhe sende të tjera të kundërligjshme, bazuar dhe në inteligjencën informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër dhe strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Postriba”.

Në kuadër të këtij operacioni, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Jetmir Kodra, 24 vjeç, banues në fshatin Domen, Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit në banesën e 24-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe 2 radio si të Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Dhunoi babain, pranga 35-vjeçarit në Vlorë

Një 35-vjeçar nga Vlora është arrestuar për dhunë në familje. Policia thotë se shtetasi M.Zh dyshohet se ka dhunuar babain. Autoritetet kanë nisur punën për zba...

09:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI