Flash

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Dështon seanca paraprake për inceneratorin e Elbasanit

Lapsi.al 2 February 2023
Dështon seanca paraprake për inceneratorin e Elbasanit

Një ditë pasi dështoi të zhvillonte seancën paraprake për të pandehurit e inceneratorit të Fierit, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dështon edhe seanca paraprake për të pandehurit e inceneratorit të Elbasanit. Shkak është bërë mungesa e 2 avokatëve si dhe e njërit prej të pandehurve. SPAK ka mbyllur hetimet dhe dërguar për gjykim 10 të pandehur dhe 2 kompani. Përkatësisht të akuzuarit janë: Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k. Koka u arrestua fillimisht i akuzuar për korrupsion në procedurën për inceneratorin e Fierit. Aty dyshohet se ka përfituar 1,2 milionë euro. Gjithashtu, SPAK pretendon se Koka ka përfituar 3,7 milionë euro për favorizimet në inceneratorin e Elbasanit.

Një ditë më parë në GJKKO, dështoi seanca paraprake në ngarkim të 21 të pandehurve për inceneratorin e Fierit. Për rastin në fjalë, shkak u bënë pretendimet e disa prej të akuzuarve se nuk ishin njoftuar sipas procedurës.

Të këshilluara

Kuvendi i Serbisë diskuton sot për Kosovën

Në Kuvendin e Serbisë, më 2 shkurt, do të mbahet seanca e posaçme parlamentare për Kosovën. Në atë seancë është ftuar edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. Pr...

08:27

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI