Flash

Plagosi me thikë qytetarin, procedohet në gjendje të lirë 66-vjeçari në Durrës

Lapsi.al 11 February 2023
Plagosi me thikë qytetarin, procedohet në gjendje të lirë

Policia e Durrësit ka njoftuar se 66-vjeçari Riza Shuli është proceduar penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Bëhet me dije se 66-vjeçari pas një sherri për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (biçak), shtetasin A. A., 52 vjeç. Ai është dërguar për mjekim në spitalin Rajonal Durrës.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës proceduan penalisht, në gjendje të lirë, shtetasin Riza Shuli, 66 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

66-vjeçari dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, në lagjen nr. 12, Durrës, ka goditur me mjet prerës (biçak), shtetasin A. A., 52 vjeç, banues në Durrës, i cili pas mjekimit në Spitalin Rajonal Durrës, u largua në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI