Flash

Kuvend e protestë në orën 17:00 / Opozita tubim para parlamentit

Lapsi.al 13 February 2023
Kuvend e protestë në orën 17:00 / Opozita tubim para parlamentit

Seanca plenare e orës 17:00 pritet të ketë zhvillime dhe të jetë e mbushur me të papritura. Seanca do të zgjasë 12 orë. Tema kryesore që do të diskutohet është dosja e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal. Opozita ka kërkuar debat me kryeministrin Edi Rama për takimet e tij me Mcgonigal, por mbetet për tu parë nëse kreu i qeverisë do të paraqitet apo do të mungojë si në seancat e mëparshme.

Numri i deputetëve të opozitës që do të jenë përballë Ramës në sallë, do të jetë shumë i paktë. Kjo pasi tetë prej tyre janë përjashtuar për dhjetë ditë nga Kuvendi. Vendimi është marrë tetë ditë më parë, ndaj rrjedhimisht nuk do të jenë sot: Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbati. Më herët nga seanca parlamentare u përjashtua dhe kryedemokrati Sali Berisha dhe deputetët Belind Këlliçi, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Edi Paloka.

Nga ana tjetër, opozita do të protestojë përsëri pasditen e sotme, në të njëjtën orë (17:00) para parlamentit. Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, protesta e së shtunës shënoi nisjen e revolucionit demokrati. Ai shtoi se protestat do të vijnë deri në rrëzimin e qeverisë “Rama”.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Java nis me kthjellime

Masat ajrore veriperëndimore kanë depërtuar në territorin shqiptar duke diktuar që java të nisë me mot të kthjellët dhe relativisht të ngrohtë. Herë pas here do...

07:53

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI