Flash

Kultivoi 280 bimë kanabis në dy sera, kapet pas 2 vitesh 34-vjeçari në Krujë

Lapsi.al 12 February 2023
Kultivoi 280 bimë kanabis në dy sera, kapet pas 2 vitesh

Një 34-vjeçar nga fshati Larushk në Krujë ka rënë në prangat e policisë, pas dy i vitesh në kërkim. Sipas bluve, në vitin 2021, ai ka kultivuar 280 bimë kanabis, në dy sera, si dhe në banesë i janë gjetur 5 kilogramë kanabis.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kultivuesi”. Operacioni, nga Komisariati i Policisë Krujë, për kapjen e personave të shpallur në kërkim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Kultivoi 280 bimë kanabis, në dy sera, në fshatin Larushk, në vitin 2021, si dhe në banesë iu gjetën 5 kilogramë kanabis, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga i kërkuar prej vitit 2021. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, në kuadër të operacionit policor të koduar “Kultivuesi”, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim T., 34 vjeç, banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë. Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, të kryera në bashkëpunim. Gjatë një operacioni të zhvilluar në qershor të vitit 2021, për kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në afërsi të banesës së tij, në Larushk, janë gjetur të kultivuara në dy sera, 280 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat dyshohet se 34-vjeçari i kishte kultivuar në bashkëpunim me babanë e tij. Gjithashtu, në banesën e këtyre dy shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 5 kilogramë lëndë bimore të dyshuar narkotike cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI