Flash

Vodhën një makinë dhe i shitën pjesët, vihen në pranga 2 të rinjtë në Tiranë

Lapsi.al 12 February 2023
Vodhën një makinë dhe i shitën pjesët, vihen në

Dy të rinj janë arrestuar sot në Tiranë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një automjet, e kanë çmontuar atë dhe pjesët e tij i kanë shitur në pika shitjesh për pjesë të përdorura automjetesh.

Sakaq, i janë sekuestruar 2 aparate celulare, një pajisje DVR me pamje filmike dhe pjesë të ndryshme të automjetit të vjedhur.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Demolition”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Vodhën një automjet, e çmontuan në pjesë dhe më pas i shitën ato, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 2 aparate celulare, një pajisje DVR me pamje filmike dhe pjesë të ndryshme të automjetit të vjedhur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Demolition”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve:

– Xh. S., 29 vjeç dhe A. M., 26 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Këta shtetas, më datë 24.01.2023, kanë vjedhur një automjet tip “Benz”, në Laprakë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit Xh. S. dhe A. M., pasi kanë vjedhur automjetin, e kanë çmontuar atë dhe pjesët e tij i kanë shitur në pika shitjesh për pjesë të përdorura automjetesh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celulare, një pajisje DVR me pamje filmike, si dhe pjesë të ndryshme të automjetit të vjedhur.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI