Flash

Rrafshohet me tritol hoteli në Sarandë, bashkëpronarët ishin në proçes gjyqësor për pronësinë

Lapsi.al 13 February 2023
Rrafshohet me tritol hoteli në Sarandë, bashkëpronarët ishin

Saranda u zgjua sot nga zhurma e shpërthimit të fuqishëm në një hotel, e cila panikosi qytetarët, ndërsa lënda plasëse shkatërroi tërësisht godinën. Një sasi e madhe tritoli u vendos në hyrjen e një hoteli në pronësi të Spiro Çabirit në bulevardin e qytetit. Shpërthimi ka qenë aq i fortë sa ka shkaktuar dëme edhe tek godinat përreth. Fatmirësisht, nuk raportohet për asnjë të lënduar.

IMG_1234

Mësohet se pronari ka pasur konflikte pronësie me ish-ortakët e tij për hotel “Bizant”-in si dhe për një piceri që gjendej në katin e parë. Prej vitit 2002, dy bashkëpronarët, S. Ç., dhe E. Dh., janë në një proces gjyqësor për pronësinë e këtij hoteli, njofton policia. Nuk dihet nëse shpërthimi ka lidhje me këto konflikt, por policia po i heton ato si pista kryesore.

Shpërthimi është dëgjuar në të gjithë Sarandën dhe banorët raportojnë se ka shkaktuar lëkundje të ngjashme me tërmetin. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 05:54.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Java nis me kthjellime

Masat ajrore veriperëndimore kanë depërtuar në territorin shqiptar duke diktuar që java të nisë me mot të kthjellët dhe relativisht të ngrohtë. Herë pas here do...

07:53

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI