Flash

60-vjeçari u dogj i gjallë brenda në banesë/ Fqinjët denoncojnë: Ambulanca erdhi me vonesë

Lapsi.al 15 February 2023
60-vjeçari u dogj i gjallë brenda në banesë/ Fqinjët

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmë në Shkodër ku një banesë është përfshirë nga flakët, ku humbi jetën Kapllan Nasufi dhe u lëndua rëndë bashkëshortja e tij. Sakaq fqinjët e tyre janë shprehur se ambulanca është vonuar. Sipas tyre ajo nuk ka ardhur në kohë në vendin e ngjarjes.

“Ka qenë brenda cifti, ka rënë flaka, gruaja ka dalë, Kapllani ka vdekur, është shkrirë brenda. Kushte kanë pasur të këqija boll. Ambulanca ka ardhur me vonesë, policia më shpejt. Ata kujtojnë se njerëzit tallen. Sa herë marrin ambulancën, duan të dinë sa vjece je. Zjarrfikësja ka ardhur bashkë me policinë, ambulanca erdhi me vonesë”– u shpreh një prej fqinjeve të familjes Isufi.

Këto pretendime i ka hedhur poshtë drejtori i spitalit Shkodër, Senad Halluni. Ai në një reagim për mediat është shprehur se ambulanca ka shkuar pas 7 minutash në vendin e ngjarjes.

Më tej, ai ka shtuar se trupi i viktimës ka dalë i shkrumbuar.

Halluni: Ambulanca është lajmëruar nga shërbimi zjarrikës. Ambulanca e parë ka bërë 7 minuta për të mbërritur në vendngjarje. Më pasë kanë mbërritur edhe 2 ambulanca të tjera. Trupi i viktimës ka dalë i shkrumbuar. Në të tilla raste, qytetarët të lajmërojnë vetë shërbimin kombëtar të urgjencës dhe nuk ka nevojë shërbimi zjarrfikës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI