Flash

Aksident në Tiranë, makina e policisë përplaset me “BMW-në”

Lapsi.al 16 February 2023
Aksident në Tiranë, makina e policisë përplaset me

Një makinë e policisë është përfshirë në një aksident në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte. Sipas burimeve zyrtare makina është përplasur me një mjet tjetër. Për pasojë janë plagosur 4 persona, mes tyre 2 punonjësit e policisë.

Të dy drejtuesve të mjeteve, iu është bërë testi i alkoolit, dhe ka rezultuar që asnjëri prej tyre, nuk kishte konsumuar pije alkoolike.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 05:15, te ura e  “Vasil Shantos”,  janë përplasur dy automjete, konkretisht automjeti tip “Skoda”  i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2 me drejtues Inspektor B. M., 31 vjeç, dhe automjeti tip “BMË” me drejtues shtetasin N. B., 36 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë  dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve, si dhe pasagjerët, shtetasi G. N., 38 vjeç, që ndodhej në automjetin tip “BMË” dhe punonjësi i Patrullës së Përgjithshme Inspektor J. B., 22 vjeç, që ndodhej në automjetin tip “Skoda”.

Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Të dy drejtuesve të mjeteve, iu është bërë testi i alkoolit, dhe ka rezultuar që asnjëri prej tyre, nuk kishte konsumuar pije alkoolike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI