Flash

Dështon raundi i dytë për zgjedhjen e kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese

Lapsi.al 17 February 2023
Dështon raundi i dytë për zgjedhjen e kryetarit të ri

Ka dështuar raundi i dytë i zgjedhjes së kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese. Tre kandidatet për këtë post janë Fiona Papajorgji, Marjana Semini dhe Hota Zaçaj. Në përfundim të procesit të votimit sërish asnjë nga kandidatet nuk mori shumicën ligjore prej të paktën 5 votash.

Njoftimi:

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në zbatim të parashikimeve ligjore, zhvilloi sot më 17 shkurt 2023 raundin e dytë të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.

Në përfundim të procesit të votimit sërish asnjë nga kandidatet nuk mori shumicën ligjore prej të paktën 5 votash. Rezultati i votimit ishte:

  1. Fiona Papajorgji – 3 vota
  2. Marjana Semini – 3 vota
  3. Holta Zaçaj – 3 vota.

Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të zhvillojë raundin e tretë të votimit në datën 20 shkurt 2023, ora 10:00.

Të këshilluara

Kosova feston 15-vjetorin e pavarësisë

Pas luftës që solli mbi 12 mijë viktima, 6 mijë të zhdukur e afër një milion shqiptarë të dëbuar nga forcat serbe në fushatën e egër të spastrimit etnik, qyteta...

08:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI