Flash

I dënuar me 12 vjet burg në Itali, kapet 38 vjeçari në Morinë

Lapsi.al 17 February 2023
I dënuar me 12 vjet burg në Itali, kapet 38 vjeçari në

Një 38 vjeçar është kapur në pikën kufitare të Morinës pasi rezultoi i shpallur në kërkim nga shteti italian. Valerjan Arra nga Shkodra ishte dënuar me mbi 12 vjet burgim për veprën penale trafikim lëndësh narkotike të kryer në formën e grupit kriminal.

Njoftimi i policisë:

Kapet në PKK Morinë dhe arrestohet përkohësisht, për t’u ekstraduar drejt Italisë, 38-vjeçari i dënuar me mbi 12 vjet burgim, për trafikim narkotikësh, të kryer në formën e grupit kriminal.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë, si rezultat i verifikimeve të kryera në bazë të analizës së riskut dhe nëpërmjet koordinimit të vazhdueshëm më Interpol Tiranën, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të kërkuar kombëtarisht apo ndërkombëtarisht, për veprimtari të ndryshme kriminale, kanë arrestuar provizorisht, në hyrje të RSH-së, shtetasin:

-Valerjan Arra, 38 vjeç, banues në Shkodër.

38-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit të Firences e ka dënuar me 12 vjet e 3 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e grupit kriminal, të parashikuar nga legjislacioni penal i Italisë. Shtetasit Valerjan Arra i kanë mbetur për të vuajtur nga ky dënim me burgim, edhe 4 vjet e 4 muaj.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit.

Të këshilluara

Kosova feston 15-vjetorin e pavarësisë

Pas luftës që solli mbi 12 mijë viktima, 6 mijë të zhdukur e afër një milion shqiptarë të dëbuar nga forcat serbe në fushatën e egër të spastrimit etnik, qyteta...

08:58

Pogradec, zjarr mbi fshatin Piskupat

Një zjarr i qëllimshëm ka përfshirë një pjesë pylli mbi fshatin Piskupat të Pogradecit. Prej disa orësh, një pjesë e pyjeve me shkurre dhe dushk janë përfshirë ...

14:43

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI