Flash

I ra bilbilit pa pushim dhe bllokoi Foltoren, Spaho përjashtohet nga seanca plenare

Lapsi.al 16 February 2023
I ra bilbilit pa pushim dhe bllokoi Foltoren, Spaho përjashtohet nga seanca

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho është përjashtuar nga seanca e sotme plenare. Përjashtimi erdhi pasi ai prej disa minutash i binte bilbilit pa pushim në parlament. Mësohet se deputetit demokrat do t’i hiqet dita e punës.

“Do merren masa. Edmond Spaho nëse vazhdon kështu do përjashtohesh nga seanca. Nëse vazhdohet kështu, ndalohet paga e deputetit. I tërheq vëmendjen edhe zonjës Hoti, bëtë zhurmë”, tha Felaj.

Sakaq opozita ka bllokuar prej orësh Foltoren e Kuvendit. Njëkohësisht me seancën, u mbajt edhe protesta e opozitës që zgjati rreth 2 orë. Debatet dhe tensionet kanë vijuar për shkak se Komisioni i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë nga punimet e Kuvendit Sali Berishën dhe Flamur Nokën ndërsa me 5 ditë, Belind Këlliçin dhe Edi Palokën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI