Flash

Alibeaj: Rama të vijë në Kuvend dhe të japë sqarime për “McGonigal”

Lapsi.al 16 February 2023
Alibeaj: Rama të vijë në Kuvend dhe të japë sqarime

Deputeti Enkelejd Alibeaj i ka bërë thirrje nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felajt që të zbatojë rregulloren dhe të kalojë në rend dite kërkesë-përgjigjet e kërkuara me kryeministrin Rama, mocionin me debat dhe çështjen për Komisionin Hetimor.

Ai iu drejtua nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felajt duke i thënë të mos provokojë, por të vijojnë me interpelancën.

“Nuk mund të bësh predikime këtu. E nise duke gënjyer. Në Konferencën e Kryetarëve nuk është rënë dakord! Ka pasur kërkesë për pyetje përgjigje, ka pasur kërkesë për mocion me debat, dhe për komision hetimor, ju thatë i bashkojmë bashkë.

Ok, por nëse bashkohen bashkë do duhet të shqyrtohen sot, sepse interpelanca shqyrtohet në seancën e parë vijuese. Ke detyrim ta vendosësh në rend dite. Mos provoko Parlamentin. Të vijë Rama dhe të japë sqarime. Këtë duhet të bëni ju. Mos vazhdoni me masa të tjera, për të përjashtuar pjesën tjetër të Parlamentit”, u shpreh ai.

Pas fjalës së Alibeajt, deputetët e opozitës kanë vijuar të fryjnë bilbilat, ndërsa fjalën e mori Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI