Flash

Këlliçi insiston të futët në seancën plenare: Kjo që po ndodh është çmenduri

Lapsi.al 16 February 2023
Këlliçi insiston të futët në seancën plenare:

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka insistuar për të hyrë në seancën plenarë të ditës së sotme. Kujtojmë që ai dhe dhe deputetë të tjerë nuk janë lejuar të futen nga garda. Në një prononcim për mediat Këlliçi shprehet se kjo nuk është demokraci. Ai shton se nuk kupton se çfarë kanë bërë deputetët për t'u përjashtuar.

“Siç e shihni janë trupat e gardës që po bëjnë luftë me deputetë a thua se ku po shkojmë a thua se po i shkojmë Ramës në Surrel. Ne kemi bërë kërkesë kemi ankimuar vendimin e komisionit të etikës. Kemi njoftuar sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit të tërheqin gjithë këto djem që i kanë vendosur tek dera me këtë zell të frikshëm për të mos lejuar deputetët të futen në seancë. Duhet të mblidhet byroja, pasi kemi çuar ankimim. Nuk e di se çfarë tjetër duhet të bëjmë. Është hera e dytë që pezullohem nga seanca pa folur.

Kjo është një çmenduri e Edi Ramës. Kjo është çmenduri. Në çfarë vendi demokratik është parë kjo. Kur fusin megafon në seancë. Po kërkojmë që të hyjmë në seancë parlamentare. Ky është një vendim turpërues për ata që e marrin. Nga kush e mbrojnë parlamentin nga unë Belind Këlliçi, çfarë i kam bërë unë parlamentit. Pse nuk ndalojnë Edi Ramën që ka vjedhur këtë vend. Ku e kemi shkelur rregullin. U përjashtova për një mbajtëse telefoni. Po kapen zonjat me duar duke i shtyrë. Ku janë këto zonjat e PS-së. Ku janë këto që u shqetësuan.”- u shpreh Këlliçi

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI